Departmenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka njoftuar një paketë të ndihmës për sigurinë prej 125 milionë dollarëve për Ukrainën.

“Ky veprim riafirmon angazhimin e SHBA-së për të siguruar armë vdekjeprurëse mbrojtëse për t’i dhënë mundësi Ukrainës të mbrohet në mënyrë më efektive kundër agresionit rus”, njoftoi departmenti amerikan.

Paketa e Nismës së Ndihmës së Sigurisë për Ukrainën (USAI) përfshin trajnime, pajisje dhe përpjekje këshilluese për të “ndihmuar forcat e Ukrainës të ruajnë integritetin territorial të vendit, të sigurojnë kufijtë e saj dhe të përmirësojnë ndër-veprimin me NATO-n”.

150 milionë dollarë të tjera të përvetësuara nga Kongresi Amerikan në vitin fiskal 2021 janë të kushtëzuara nga përparimi i Ukrainës në reformat e mbrojtjes dhe do të dorëzohen sa herë që Departmenti i Shtetit vërteton një përparim të tillë.

“Departmenti inkurajon Ukrainën të vazhdojë të miratojë reforma që forcojnë kontrollin civil të ushtrisë, promovojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në industrinë e mbrojtjes dhe prokurorimin e sektorit të saj të mbrojtjes në fusha të tjera kyçe në përputhje me parimet dhe standardet e NATO-s”, tha Pentagoni.

Që nga viti 2014, SHBA ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb