SHBA ende po negocion me Rusinë për një marrëveshje për lirimin e amerikanëve të burgosur Brittney Griner dhe Paul Whelan, por Moska nuk ka dhënë një “përgjigje përfundimtare” për asnjë nga propozimet, tha një diplomate e lartë amerikane.

Elizabeth Rood i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se negociatat po vazhdonin, teksa sipas saj SHBA ka vendosur në tryezën e bisedimeve një propozim të rëndësishëm,

Megjithatë, deri më tani Federata Ruse nuk ka dhënë një përgjigje serioze ndaj këtyre propozimeve.

Ylli i basketbollit Griner u dërgua këtë muaj në një burg në rajonin rus të Mordovia për të vuajtur një dënim nëntë-vjeçar për drogën pasi u arrestua në shkurt me një pajisje vape që përmbante vaj kanabisi.

Ndërsa Whelan, një ish-marins amerikan, po vuan dënimin prej 16 vtesh në të njëjtin rajon me akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: