Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një festival në Oklahoma të SHBA.

Një dëshmitar, ka thënë për mediat amerikane se njerëzit vraponin për të shpëtuar, ndërkohë që të shtënat dëgjoheshin ngado. Dy të mitur mësohet se ishin në mesin e atyre që u qëlluan. Dëshmitarët kanë thënë se të shtënat me armë ndodhën pas një sherri të çastit.

“Dëgjuam shumë të shtëna dhe në fillim menduam se ishin fishekzjarre,” tha Sylvia Wilson, një pronare e Taft’s Boots Cafe, e cila ishte e hapur në atë kohë për t’i shërbyer një numri të madh vizitorësh në qytetin e vogël për mbledhjen e fundjavës së Ditës së Përkujtimit. .
Rreth 1,500 njerëz morën pjesë në ngjarjen në Taft, i cili zakonisht ka një popullsi prej vetëm disa qindra njerëz. Anëtarët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Muskogee ishin të pranishëm dhe filluan menjëherë të jepnin ndihmën, tha OSBI.

Agjencia nuk dha detaje të tjera duke përfshirë gjendjen e të plagosurve. Zyra e Sherifit të Qarkut Muskogee e referoi AP tek OSBI për më shumë informacion.

Burimi: ABC
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb