”New York Times” njoftoi sot se nuk do të publikonte më vizatime politike në edicionin ndërkombëtar, pak më shumë se një muaj pas një polemike lidhur me një karikaturë të cilësuar antisemite.

E përditshmja njoftoi se prej një viti po mendonte për të sjellë disa ndryshime në edicionin ndërkombëtar në lidhje me atë që botohet në SHBA, që nuk përmban më vizatime politike prej disa vitesh.

Ajo synon ta vërë në zbatim këtë projekt duke nisur nga 1 korriku.

Publikimi në fund të prillit në edicionin ndërkombëtar të një karikature që personifikonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan, Donald Trump ngjalli shumë polemika në komunitetin hebre dhe më gjerë.

Kryeministri izraelit ishte pikturuar si një qen shoqërues për të verbrit, i cili mban një medaljon me një yll të Davidit, i shoqëruar nga presidenti amerikan, i verbër me një kipa në kokë.  (ATSH)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: