SHBA janë shprehur se ndaj Ukrainë nuk do të mungojë mbështetja me armë pas sulmeve ruse në vend. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë 625 mln dollarë në armatime shtesë duke përfshirë lëshuesit e Sistemit të Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS), pasi Rusia rrezikon përshkallëzimin e luftës.

Presidenti i SHBA Joe Biden, ka biseduar me presidentin e Ukrainës në lidhje me situatën në Kiev. Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën që ajo mbrohet nga agresioni rus për aq kohë sa duhet”, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Sakaq paketa e fundit e armëve, duke përfshirë katër raketahedhës të tjerë HIMARS, vjen ndërsa ushtria ukrainase vazhdon avancimin e saj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: