Një hetim i brendshëm fillestar i Kombeve të Bashkuara zbuloi se kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, nuk ka shpërdoruar fonde, por ka pasur probleme menaxhimi që duhen shqyrtuar, deklaron OKB në një deklaratë.

“Përjashtohet mashtrimi ose shpërdorimi i fondeve operacionale nga Komisioneri i Përgjithshëm. Sidoqoftë, ka çështje menaxheriale që duhen shqyrtuar”, shkruhej në gjetjet paraprake të një raporti nga zyra e Mbikëqyrjes së Brendshme e OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, caktoi kryetar të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërme (UNRWA), Pierre Krahenbuhl, ndërsa çështjet do të sqarohen më tej, në mënyrë që të bëhet një përcaktim përfundimtar dhe të merret çdo veprim i duhur.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb