Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur padi penale ndaj tre hakerave nga Koreja e Veriut, për shkak të tentativës së tyre për të grabitur 1,3 miliard dollarë dhe monedha kripto-dixhitale nga bankat dhe institucionet financiare.

Në aktakuzë Jon Chang Hyok, Kim Il dhe Park Jin Hyok, të cilët kanë punuar në llogari të qeverisë së Koresë së Veriut, akuzohen se kanë vjedhur para nga banka dhe institucione tjera.

Personat në fjalë akuzohen se kanë kryer sulm kibernetik ndaj Sony Pictures në vitin 2014 dhe kanë vjedhur 81 milionë dollarë nga një bankë e Bangladeshit në vitin 2016. Ata u mbajtën përgjegjës për sulmet kibernetike “Wannacry” të vitit 2017.

Hakerat gjithashtu akuzohen edhe për sulme kibernetike ndaj bankave në Azinë Juglindore, Meksikë dhe Afrikë, ndërsa pretendohet se kanë shënjestruar edhe përdoruesit e monedhave kripto-dixhitale mes viteve 2018-2020.

Në raportin e përgatitur nga Komiteti i Sanksioneve ndaj Koresë së Veriut pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pretendohej se hakerat vitin e kaluar kanë grabitur më shumë se 300 milionë dollarë monedha kripto-dixhitale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: