Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga një video e re e publikuar që tregon vrasjen e një 25-vjeçari afrikano-amerikan, Jayland Walker, nga policia. I riu u godit me 60 të shtëna pas një ndjekjeje, megjithëse ishte i paarmatosur kur doli nga makina e tij. Pamjet e publikuara rrezikojnë të ndezin protesta të reja në Amerikë kundër brutalitetit të policisë. Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor në Akron të Ohajos.

Kryebashkiaku dhe policia e qytetit kanë nisur një apel për qetësi, në funksion të protestave të paralajmëruara tashmë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas versionit policor, agjentët kishin tentuar të ndalonin makinën e të riut për një shkelje të paqartë rrugore dhe pas më pak se një minutë ndjekje nga makina e tij duket se ka nisur sulmi me armë. Pas disa minutash, makina ngadalësoi shpejtësinë dhe Walker doli i veshur me një kapuç dhe u largua në këmbë në një parking, ku u dëgjuan të shtënat me armë zjarri.

Në makinën e Walkerit u gjet një pistoletë dhe një karikator i mbushur, ndërsa nga vendi ku policët besojnë se nisën të shtënat pas ndjekjes u gjet një gëzhojë e përputhshme me armën. Të gjithë agjentët e përfshirë janë pezulluar në pritje të rezultatit të hetimit.

Familja e viktimës dhe avokati i tij po kërkojnë drejtësi, duke pyetur veten pse policia qëlloi gjithë ato të shtëna në drejtim të një njeriu të paarmatosur. Në një postim në Twitter, ylli i Nba, LeBron James, me origjinë nga Akron, kërkoi të luteshin për qytetin e tij.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: