Zëvendësministri i Jashtëm rus Oleg Syromolotov, ka dënuar akuzat e SHBA-së se Rusia po planifikon sulme kibernetike si hakmarrje ndaj bizneseve perëndimore që po tërhiqen nga Rusia.

“Këto akuza ndaj nesh janë absurde”, tha ai në një deklaratë.

Kujtojmë se më herët Presidenti Biden, gjatë një deklarate tha se kompanitë amerikane duhet të forconin mbrojtjen e tyre kibernetike kundër sulmeve të mundshme ruse.

Syromolotov e quajti paralajmërimin një shpërthim të ri të rusofobisë si pasojë e situatës në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: