SHBA- Shtetet e Bashkuara paralajmëruan amerikanët të mos vizitojnë Kubën dhe kanë urdhëruar më shumë se gjysmën e stafit të tyre diplomatik të largohen nga ishulli. Komentet u bënë sot nga zyrtarë të lartë amerikanë, një përgjigje dramatike ndaj atyre që zyrtarët i përshkruan si “sulme konkrete” ndaj diplomatëve.

Vendimi është një goditje ndaj marrëdhënieve ende delikate mes SHBA dhe Kubës, të cilat sapo kishin filluar të linin pas armiqësitë e vjetra.

Nga ambasada në Havanë do të tërhiqet rreth 60 për qind e stafit të saj amerikan. Ambasada do të ndalë përpunimin e vizave në Kubë për një kohë të pacaktuar, thanë zyrtarët.

SHBA thonë se disa nga sulmet kanë ndodhur në hotelet kubane dhe se ndonëse nuk dihet nëse ka patur turistë amerikanë të lënduar, ata mund të ekspozohen nëse udhëtojnë në Kubë.

Turizmi është një element me rëndësi i ekonomisë kubane që është rritur vitet e fundit me zbutjen e kufizimeve të imponuara nga SHBA.

Tani për tani, Shtetet e Bashkuara nuk kanë urdhëruar largimin e ndonjë diplomati kuban nga Uashingtoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: