Kreu i Pentagonit theksoi sot se turqit, që kanë ndërmarrë një operacion ushtarak kundër një milicie kurde në veri të Sirisë, nuk po tregojnë asnjë shenjë që të lë të mendosh se janë të gatshëm për të ndërprerë ofensivën e tyre.

“Nuk kam asnjë informacion që ata dëshirojnë të ndërpresin operacionin e tyre”, deklaroi në një konferencë shtypi në Uashington ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili theksoi se bazohej në një bisedë telefonike të zhvilluar dje me homologun turk, Hulusi Akar.

 

“Ne nuk shikojmë asnjë shenjë për ndonjë ndërprerje të ndërhyrjes së tyre ushtarake”, theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë amerikane, Mark Milley.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb