Departmenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se të gjitha programet e shkëmbimit ndërkombëtar do të ndalen për një periudhë 60-ditore për të ndihmuar luftimin e shpërthimit të koronavirusit.

“Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore (ECA) do të ndalojë përkohësisht të gjitha programet e financuara nga ECA”, thuhet në deklaratë, duke cituar si shkak koronavirusin.

Deklarata po ashtu theksoi se ka mundësi edhe për prolongime apo anulime shtesë.

Vendimi do të rishqyrtohet në 60 ditë dhe nëse rreziku i pandemisë vazhdon, një tjetër rishqyrtim do të bëhet çdo 30 ditë.

Nga masat e fundit të marra nga SHBA preket edhe programi veror Work & Travel, i cili u siguron studentëve të huaj një mundësi për të jetuar dhe punuar në SHBA gjatë verës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb