SHBA do të goditet nga dy stuhi tropikale të paprecedenta, ‘Marco’ dhe ‘Laura’ të cilat kanë piketuar ‘The Gulf Coast’.

Dy stuhitë sa po vjen dhe i afrohen SHBA, dhe sipas grafikut fillimisht do të kalojnë në New Orleans, më pas në Luiziana ku do të kapin fuqinë më të madhe për të përfunduar në Hjuston.

Pikërisht kjo zonë është e njohur për uraganet, dhe autoritetet kanë ngritur alarmin pasi dy stuhitë do të sjellin erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.

Rreziku nuk është larg pasi SHBA ka marrë masat që uragani të ndodhë këtë javë, dhe dita ditës bregu i Gjirit në jug është tashmë i kërcënuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb