Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje shkatërruese në Teksas dhe Virxhinian Perëndimore gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën 13 persona në San Antonio dhe tre në Virxhinian Perëndimore, përfshirë një djalë 3-vjeçar.
Disa persona janë ende të zhdukur dhe autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë mobilizuar Gardën Kombëtare për operacione shpëtimi.
Përmbytjet goditën zonën e San Antonios të enjten, kur ranë 6.1 inç shi, duke përfshirë rreth 4 inç në një orë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Guvernatori i Virxhinias Perëndimore Patrick Morrisey ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për Qarkun e Ohajos.
(BalkanWeb)