SERBI- Marrëdhëniet e SHBA-së dhe të Serbisë po forcohen dhe janë në rrugëtimin fillestar, thuhet në letrën që në emër të presidentit Barack Obama, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ia ka dërguar kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliçit.

Portali B92 në Beograd, raporton se në letër Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e kryetarit Nikoliç se roli i Serbisë, si në planin rajonal ashtu dhe në atë global, ka ndryshuar shumë në vitet e fundit.

SHBA po ashtu përshëndet raundin e fundit të suksesshëm të dialogut me Prishtinën, thuhet në letrën e dërguar presidentit serb.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb