Tre oficerë u qëlluan dhe u plagosën të mërkurën mbrëma ndërsa iu përgjigjën një raporti për praninë e një personi të rrezikshëm në periferi të Dallasit në SHBA.

Të tre oficerët iu përgjigjën një telefonate rreth orës 19:00 sipas kohës lokale në një shtëpi në lagjen rezidenciale Flower Mound rreth 40 kilometra në veriperëndim të Dallasit. Sipas një deklarate të policisë, ata po përpiqeshin të kontaktonin burrin, i cili ishte vetëm në shtëpi, kur filluan të shtënat me armë zjarri nga brenda.

Oficerët iu kundërpërgjigjen me zjarr, por policia nuk ka pasur asnjë kontakt me burrin që kur filluan të shtënat. Dy oficerë u dërguan në spital në gjendje të qëndrueshme ndërsa i treti u mjekua në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion shtesë rreth këtij incidenti.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb