SHBA- FBI ka arrestuar një person në Ohio pasi dyshohet se po planifikonte sulm në Capitoll Hill.

Christopher Cornell, 20 vjeç, është akuzuar për përpjekje për të vrarë një oficer të qeverisë amerikane, sipas dokumenteve të gjykatës.

Personi i arrestuar ka qenë në vëmendje të FBI-së para disa muajsh për shkak të disa postimeve të tij në rrjetet sociale. Sipas burimeve nga FBI të cilave u referohet CNN, Cornell është ka lidhje me ISIS.

“Aktivitet e Cornell kishin të bënin në vazhdimësi me dhunën ekstremiste dhe me mbështetjen për grupet terroriste siç është ISIS, duke planifikuar sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në një deklaratë të FBI-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: