Policia po kërkon një vajzë të armatosur dhe rrezikshme si shkak i hetimeve për shkollën e izoluar në Denver, Kolorado. 18-vjeçarja Sol Pais mësohet të ketë mbërritur në Kolorado të hënën në darkë dhe është përgjegjëse për kërcënimet në shkolla të ndryshme rreth Denver të cilat bënë të mundur izolimin e 20 instituteve. Sipas autoriteteve vajza është e fiksuar pas sulmit  të liceut të Kolumbine.

E dyshuara është përshkruar si një “vajzë e bardhë, e gjatë rreth 170 cm me flokë gështenjë.”

Pas një izolimi  fillestar, njëzet shkolla u futën në mbyllje, një masë më e lehtë sigurie që siguron vazhdimin e aktiviteteve shkollore dhe pas shkollës, edhe pse me ndalimin e hyrjes dhe daljes nga shkolla. Mësimet përfunduan në kohën normale dhe studentët u dërguan në shtëpi si zakonisht. “Fëmijët janë të sigurt”, shprehet policia, duke shtuar se “agjentët janë në vend”.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb