Policia e cila ndërhyn ndaj protestave kundër racizmit që zhvillohen në qytetin Portland në Oregon të SHBA-së pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, njoftoi se protestat do të konsiderohen në kuadrin e “tubimit të paligjshëm”.

Në një deklaratë nga zyra e policisë Portland, thuhet se në protestat e mbajtura në fundjavë nga disa grupe protestuesish që kërkuan të marshonin drejt qendrës së policisë dhe zyrës së sherifit në Multnomah, kanë hedhur shishe xhami ndaj policëve që u përpoqën t’i ndalojnë dhe si pasojë është plagosur një punonjës policie.

Policia pas ngjarjes njoftoi se protesta është shpallur e “paligjshme” dhe u përpoq të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës. Bëhet e ditur se në ngjarjet e shënuara u arrestuan dy protestues.

Presidenti amerikan Donald Trump dërgoi përforcime me forcat federale të sigurisë në qytet për shkak të protestave masive në Portland.

Arrestimi me mjete civile i protestuesve nga forcat e sigurisë federale pa identifikim shkaktoi reagime në të gjithë vendin.

Në qytet ku ende vazhdojnë tensionet policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve në konfliktet që vazhdojnë që nga java e kaluar mes forcave federale të sigurisë dhe protestuesve, si dhe ka arrestuar gjatë ngjarjeve 28 persona me akuza të tilla si “sulm ndaj policisë, zjarrvënie dhe dëmtim të pronës”.

Javën e kaluar pas debateve që vazhdojnë rreth forcave federale të sigurisë, institucioni i pavarur i kontrollit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, njoftoi se ka marrë vendimin për hetimin e përdorimit të forcës në Portland dhe kryeqytetin Washington.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb