SHBA-Policia amerikane në Misuri ka qëlluar për vdekje një 18-vjecar me ngjyrë. Mediat shkruajnë se viktima është nj djalë në moshë të njomë i quajtur, Antonio Martin.
Adoleshenti është vrarë në një stacion karburanti në periferi të Berkeley, St. Louis.
Përdoruesit e rrjeteve sociale që janë ndodhur në vendngjarje kanë filmuar nënë e viktimës teksa derdh lot për të birin të mbuluar me një copë të verdhë tek pika e karburantit.
Dëshmitarë shprehen se i riu nuk ishte i armatosur në momentin që është qëlluar nga policia ndërsa një turmë e madhe rrethoi efektivët duke i kërkuar shpjegime për vrasjen.
Policia ka rrethuar zonën duke dhënë komente të pakta rreth ngjarjes. Sipas efektivëve të St Louis thanë se Martin ishte i shoqëruar me një shokun e tij në momentin që policia ka tentuar tu bëjë kontroll. Sipas tyre, Martin nxorri një armë në drejtim të policisë dhe këta ishin të detyruar ta qëllonin. Pa asnjë plagë ka shpëtuar shoku i tij.

Adoleshenti u vra pikërisht ne vendin ku u vra djaloshi tjetër më ngjyrë Michael Brown u qëllua për vdekje nga policia në muajin gusht. Ngjarja në verë shkaktoi protesta të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: