Rritja e fundit në rastet e reja të COVID-19 në SHBA dhe jashtë saj është veçanërisht shqetësuese për ekonominë, vlerësoi sot presidenti i Bankës Qendrore Amerikane (Fed), Jerome Powell.

 

“Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur”, tha ai në një konferencë për shtyp.,

“Ndiqni këshillat e profesionistëve të shëndetit publik për të mbajtur distanca të përshtatshme shoqërore dhe maska ​​në publik, që do të na ndihmojnë për të rivendosur ekonominë në binarët e rimëkëmbjes”, shtoi kreu i FED.

Powell theksoi, gjithashtu, se një rimëkëmbje e plotë ekonomike nuk ka gjasa të ndodhë, derisa njerëzit të binden se është e sigurt të rifillojë një gamë e gjerë aktivitetesh.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb