Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse është ende herët ka nisur “gara” se kush do të jenë kandidaturat për presidentin e ardhshëm.

Presidenti aktual Joe Biden, deklaroi se do të rikandidonte, por kjo do të varej nga gjendja e tij shëndetsore dhe nga një rikthim i mundshëm nga kampi tjetër i Donald Trump.

Joe Biden synon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe shanset për kandidaturën e tij do të rriteshin nëse Donald Trump del në fushë.

Kështu tha vetë presidenti amerikan, duke shtuar: “Por të shohim çfarë do të thotë fati, i cili ka ndërhyrë disa herë në jetën time. Nëse jam mirë me shëndet, siç jam tani, do të kandidoj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb