SHBA – Princi William i Britanisë së Madhe ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar me presidentin amerikan, Barak Obama.

Presidenti Obama dhe princi William janë ulur krah për krah, në zyrën ovale para gazetarëve kanë shfaqur komplimentet për njëri tjetrin, por nuk kanë dhënë deklarata për mediat.

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate, kanë arritur në Nju Jork gjatë të dielës për të realizuar vizitën e parë zyrtare në SHBA, që nga viti 2011.

Princi William ka udhëtuar me bashkëshorten e tij në Shtëpinë e Bardhë ndërsa pritet të mbajë një fjalim në selinë e Bankës Botërore në lidhje me trafikimin e kafshëve të egra.

Presidenti Obama, e ka takuar çiftin mbretëror gjatë udhëtimeve të tij të mëhershme në Britani.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: