SHBA

Gjyqi në Senat që do të përcaktojë nëse do të shkarkohet ose jo Presidenti Donald Trump, fillon të enjten me procedurat fillestare, ku do të jenë të përfshirë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që do të shërbejnë si prokurorë, duke paraqitur akuzat para senatorëve që do të shërbejenë si juri. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, John Roberts do të bëjë betimin për rolin e tij në mbikqyrjen e procesit dhe më pas 100 senatorët do të bëjnë betimin para tij për rolin e tyre në juri.

Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se hapi i fundit të enjten do të jetë njoftimi i Shtëpisë së Bardhë dhe “thirrja e Presidentit për t’iu përgjigjur akuzave dhe për të dërguar avokatin e tij”. Pjesa kryesore e gjyqit fillon të martën. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i dërgoi të mërkurën në Senat akuzat ndaj Presidentit Donald Trump, pas javësh debat mbi rregullat e gjyqit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson Senati njofton nga Kongresi:

Në një ceremoni të pazakontë ….procesi për shkarkimin e një presidenti zhvendoset nga Dhoma e Përfaqësuesve në Senat.

Katër javë pasi Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate, votoi pro akuzave për presidentin Trump …

“Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro akuzave për shkarkimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, një vendim që hyn në histori”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

…. Zonja Pelosi emëroi të mërkurën shtatë ligjvënës që do të luajnë rolin e prokurorëve në gjyqin që zhvillohet në Senat. Ata kryesohen nga kreu i Komisionit të Zbulimit, Adam Schiff dhe ai i Komisionit Juridik, Jerrold Nadler.

“Dokumente të reja dhe dëshmitarë shtesë, provojnë pa mëdyshje fajin e presidentit dhe ne kemi zbuluar përpjekjet e disa personave nga shumica në Senat për të mbajtur një gjyq të sajuar. Populli amerikan e kupton që një gjyq pa prova, pa dëshmitarë, nuk është gjyq por një lojë dhe kjo nuk do të pranohet”, tha zoti Nadler.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb