Kërkesa e Rusisë që Shtetet e Bashkuara të thonë nëse qëndronin pas shpërthimeve misterioze që goditën tubacionet nënujore të gazit natyror në Evropë është ‘qesharake’, tha sot një zyrtar i lartë amerikan.

“Ne të gjithë e dimë se Rusia ka një histori të gjatë të përhapjes së dezinformatave dhe po e bën përsëri këtu,” tha Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Joe Biden “është i detyruar t’i përgjigjet pyetjes nëse SHBA e zbatoi kërcënimin e saj”, tha më herët zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Reagimi vjen pasi Presidenti Biden foli sot gjatë Konferencës së Shtëpisë së Bardhë mbi urinë, ushqyerjen dhe shëndetin në Uashington DC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb