Qeveria Trump u tërhoq nga vendimi i kundërshtuar për të privuar nga vizat studentët e huaj, kurset e të cilëve do të vazhdojnë të jenë virtuale me fillimin e vitit akademik për shkak të pandemisë, njoftoi sot një gjykatës federal.

 

Vendimi, i njoftuar nga policia e imigracionit më 6 korrik, ishte kundërshtuar në gjykatë nga universitetet e Harvardit dhe MIT, me mbështetjen e shumë universiteteve të tjera, sindikatave të mësuesve dhe gati 20 shteteve amerikane.

“Palët kanë arritur një zgjidhje (…) qeveria ka pranuar të anulojë vendimin”, theksoi gjyqtari gjatë një seance të shkurtër.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb