Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar mbi 15,000 raste të lisë së majmunëve, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Gjithsej 15,433 raste të lisë së majmunëve ishin raportuar në mbarë vendin që nga e hëna, treguan të dhënat e CDC.

Nju Jorku kishte më së shumti raste, me 2,910, i ndjekur nga Kalifornia me 2,663 dhe Florida me 1,588, sipas të dhënave të CDC.

Administrata Biden është përballur me kritika në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të lisë së majmunëve, duke përfshirë dështimin për të porositur vaksina të mjaftueshme, trajtime të shpejta dhe teste të disponueshme për të shmangur shpërthimin.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë në botë të rasteve të lisë së majmunëve.

Gjatë javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara panë gjithashtu rritjen më të madhe të infeksioneve nga lija e majmunëve nga çdo vend, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb