Rastet e variantit të ri të koronavirusit, Omicron të cilët javët e fundit janë përhapur me shpejtësi në SHBA, kryesisht tek fëmijët, janë rritur 64 për qind brenda një jave duke arritur një nivel record.

Sipas të dhënave të publikuara nga Akademia amerikane e Pediatrisë (AAP), rastet me COVID-19 të cilët te fëmijëve në SHBA kanë shënuar rritje prej 64 për qind në krahasim me javën e mëparshme, janë vlerësuar si një rritje shqetësuese.

Më 30 dhjetor tek fëmijët janë regjistruar mbi 325 mijë raste me COVID-19, ndërkohë që kjo shifër ka qenë 199 mijë një javë më parë.

Sipas të dhënave që nga fillimi i pandemisë deri më tani, rreth 7.9 milion fëmijë, që përkon me 1 në 10 fëmijë në SHBA, kanë rezultuar pozitivë në teste, ndërsa numri i rasteve njëri pas tjetrit në 21 javët e fundit ka shkuar 100 mijë.

Në përgjithësi që nga java e parë e shtatorit kur u hapën shkollat në vend, kanë rezultuar pozitiv mbi 2.8 milionë fëmijë.

Sipas raportit, te fëmijët e infektuar me COVID-19 nuk janë vërejtur sëmundje serioze dhe se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme se çfarë ndikimi do të ketë virusi te fëmijët në një afat të gjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb