Ajo që ndodhi dje është një tjetër “pasojë tragjike” e pushtimit rus të Ukrainës. Kështu deklaroi zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert A. Wood, gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Shkatërrimi i digës “solli përmbytje shkatërruese që kanë ndikuar në jetën dhe jetesën e dhjetëra mijëra ukrainasve përgjatë lumit,” shtoi ai.

“Dua të them qartë se ishte Rusia ajo që filloi këtë luftë dhe pushtoi këtë zonë të Ukrainës”, nënvizoi ai, duke kujtuar se “sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile janë të ndaluara me ligjet e luftës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: