Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të enjten se çdo sulm bërthamor ndaj SHBA-së ose aleatëve të saj nga Koreja e Veriut do të “rezultojë në fundin e regjimit të diktatorit Kim”.

Qeveria e Kim Jong-un në Phenian ka kryer ditët e fundit një sërë testesh raketash bërthamore, ndërsa ushtria e Koresë së Jugut ka deklaruar se një testim i një rakete balistike të enjten mund të ketë përfunduar me dështim, ndërsa nga ana tjetër Japonia ka reaguar duke thënë se lëshimi ishte një veprim i egër dhe i patolerueshëm.

Sipas një komunikate të përbashkët të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, gjatë takimit të tij me ministrin e mbrojtjes të Koresë së Jugut, Lee Jong-sup, Austin tha: “Çdo sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve të saj, duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore strategjike janë të papranueshme dhe do të rezultojnë në fundin e regjimit të Kim-it”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb