SHBA

Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë nga koronavrusi 1 127 persona, një shifër kjo pak më e ulët krahasuar me të shtunën ki ishin 1.260 sipas të dhënave të John Hopkins University.

Deri tani në SHBA janë regjistuar mbi 1,6 milionë të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 97.048 persona.

Edhe në Amerikën Latime numri i personave të imfektuar me koronavirus është rritur në mënyrë të frikshme. Deri tani janë prekur nga COVID-19 702.819 persona nga të cilët 38.748 kanë humbur jetën.

Më i prekuri në Amerikën Latinë është Brazili më 347.398 duke u bërë shteti i dytë në botë pas SHBA për numrin e të infektuarve me koronavirus. Ndërsa të vdekur deri më tani janë 22.013 persona.

Në 24 orët e fudnit në Brazil kanë rezultuar me COVID-19 16.500 persona. Pas Brazilit në Amerikën Latine është Peruja me 115.754 raste nga të cilët kanë vdekur 3.373 persona, më pas është Kili me 65.393 të infektuar dhe 673 të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: