SHBA

SHBA-ja si mbarë bota nuk po gjen qetësi nga pandemia e koronavirusit. Ditët e fundit është vënë re një rritje si e rasteve të reja ashtu edhe të vdekjeve. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 1.442 duke e çuar në 153,314 numrin total të vdekjeve.

Edhe rastet e reja janë rritur në mënyrë të frikshme, 69 mijë të infektuar vetëm në 24 orë duke e çuar në 4,562,037 numrin total sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Ndërkohë mediat amerikane bëjnë me dije se qindra fëmijë rreth moshës 10-12 vjec janë infektuar me COVID-19 në një qendër verore në Georgia. Pozitiv me koronavirus janë edhe shumë nga personeli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: