SHBA

SHBA ka shënuar sërish bilanc tragjik teksa janë regjistruar 1 mijë e 554 viktima të reja me COVID- 19 dhe një shtim rastesh prej 16 mijë e 547.

Me këto shifra të përditësuara do të thotë se SHBA ka 603 mijë e 488 raste të konfirmuara nga të cilat 25 mijë e 194 viktima.

Vetëm Nju Jorku ka 33% të rasteve me COVID-19, plot 202 mijë e 208 si dhe 10 mijë viktima. Më pas vijnë New Jersey, Massachusetts, Michigan, Pennsylvania dhe California.

Ndërkaq drejtori i Institutit të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Infektive në SHBA, Anthony Fauci paralajmëron se SHBA nuk është ende gati për rihapje pasi nuk ka më kapacitet për të kryer testime dhe gjurmim të rasteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb