SHBA-ja regjistroi 150 mijë raste të reja nga koronavirusi si dhe 1,209 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Sipas CNN, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend u rrit në 19.1 milionë, derisa që nga shpërthimi i pandemisë kanë vdekur 333 mijë persona.

Bazuar në raportin e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri më tani në SHBA janë shpërndarë më shumë se 9.5 milionë doza të vaksinës, derisa 1.9 milion doza janë administruar.

Vendi tanimë ka miratuar dy vaksina kundër virusit vdekjeprurës, atë të Pfizer-BioNTech si dhe të Moderna-s.

Vaksina e Pfizer-BioNTech është vlerësuar me një efikasitet prej 95 për qind, derisa vaksina e Moderna-s është 94 për qind efektive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: