SHBA

Rritet numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 1.592 persona, numri më i lartë në dy muaj e gjysmë. Edhe rastet e reja me koronavirus janë rritur, mbi 60,000 sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Pak ditë më parë drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se javët e fundit pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe se numri i rasteve me COVID-19 është dyfishuar.

Deri tani në botë janë regjistruar 16,739,530 të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 660,407 persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: