Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mbi 103 mijë të vdekur nga koronavirusi.

Saktësisht, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në SHBA, deri tashmë, 103 417 persona.

Ndërsa, janë infektuar me Covid-19 deri tashmë në SHBA, 1 771 631 individë.

SHBA vazhdon të mbajë rekord si për nga numri i viktimave, ashtu edhe për nga numri i të infektuarve në mbarë botën nga virusi.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në të gjithë globin ka shkuar në 5 945 209 njerëz.

Të vdekurit nga virusi deri tani në SHBA kanë shkuar në 362 920 persona. Ndërsa, janë shëruar nga Covid-19 në të gjithë boten mbi 2.6 milionë njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb