Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 271 038, prej të cilëve 1 388 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA ka arritur në 201 377, duke e çuar numrin total në 13 458 011.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 7,95 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 189 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1 235 838 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Nju Jork, me gjithsej 34 437 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,3 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,2 milionë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb