Projektligji për sigurimin shëndetësor të iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr në momentin e fundit, pasi nuk arriti të fitojë mbështetje të mjaftueshme për të kaluar në Kongres.

Projektligji, një provë e rëndësishme për Presidentin Donald Trump, tërhiqet pas një debati mjaft intensiv mes ligjvënësve në Uashington.

Presidenti Trump tha se ai ia hidhte fajin demokratëve dhe jo zotit Ryan për faktin që projekti nuk siguroi dot shanset për miratimin në Kongres. Projektligji i ri ngjalli mjaft polemika në Uashington dhe u kundërshtua fuqimisht nga një pjesë e republikanëve në Kongres.

Gjatë disa ditëve, Presidenti Trump u bëri trysni republikanëve që ta votonin ligjin e ri në formën ekzistuese.
Në një postim në Twitter presidenti vinte në shënjestër krahun më konservator të republikanëve, duke nënvizuar se votimi i planifikuar për të premten ishte shansi i tyre i fundit për të zëvendësuar ligjin për kujdesin shëndetësor me atë të ish-Presidentit Barack Obama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb