SHBA-Një breshkë deti u shpëtua nga rojet bregdetare të SH.B.A. pasi u zbulua se notonte në Oqeanin Paqësor Lindor e lidhur me rreth 1 ton kokainë. Breshka dhe kokaina u gjetën nga roja bregdetare amerikane rreth 500 km në jug të kufirit mes Meksikës dhe Guatemalës, një korridor mjaft i përdorur nga trafikantët e drogës.

Rojet si fillim menduan se bëhej fjalë për një pjesë të ndotur me mbeturina dhe dërguan një anije të vogël për të hetuar.
Ata u befasuan së tepërmi kur panë breshkën e detit të lidhur me litarë me pakot e kokainës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb