Roveri Mars 2020, që do të fluturojë për disa muaj drejt Planetit të Kuq, jo vetëm që do të kërkojë atje gjurmë të mundshme të jetës së kaluar, por do të shërbejë gjithashtu edhe si pararendës i një misioni njerëzor në Mars, deklaruan sot shkencëtarët e NASA-s.

Roboti ka kryer javën e kaluar xhiron e parë në dhomën e madhe sterile të Laboratorit të Propulsionit Jet (JPL) në Pasadena, pranë Los Anxhelesit, ku ”lindi”.

Ai do të niset nga Toka në korrik të vitit 2020 nga Cape Canaavayê (Florida) për të zbritur në Mars në shkurt 2021.

“Ai është perceptuar për të kërkuar shenja jete, pra ajo përmban një numër të madh instrumentesh të ndryshme që do të na ndihmojnë të kuptojmë kontekstin gjeologjik dhe kimik në sipërfaqen e Marsit”, theksoi Matt Wallace, përgjegjësi i misionit të Marsit 2020.

Mes të gjitha pajisjeve të saj, një seri sensorësh, të paktën 23 kamera, pjesa më e madhe me definicion të lartë dhe me ngjyra.

I pajisur me një minireaktor bërthamor për ta furnizuar me energji, Mars 2020 ka një krah të artikuluar me një gjatësi prej 2,20 metra dhe një makineri shpimi për të polverizuar mostrat e shkëmbinjve të marra nga vende që do të identifikohen si të përshtatshme për disa forma jete dhe molekula organike.

“Ne po kërkojmë një jetë të lashtë mikrobiologjike, miliarda vite më parë, në një kohë kur planeti Mars i ngjante më shumë Tokës, me ujë në sipërfaqe, një atmosferë dhe një fushë magnetike që mbron nga rrezet kozmike”, thekson Matt Wallace. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: