Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në rrjetin social Twitter se Rusia dhe Arabia Saudite mund të arrijnë marrëveshje rreth çmimeve të naftës.

“Sapo bisedova me mikun tim Mohamed bin Solman, trashëgimtari mbretëror i fronit të Arabisë Saudite, i cili ka biseduar me Putin, shpresoj dhe pres që ata do të zvogëlojnë përafërsisht me 10 milionë fuçi ndoshta shumë më shumë, çka nëse ndodh do të jetë e shkëlqyeshme për industrinë e naftës dhe gazit”, shprehet Trump.

Pas këtij shkrim të Trump çmimi i naftës i llojit “Brent” u rrit për 46 % dhe sot në bursa arriti nivel më të lartë prej 36,29 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës së lehtë amerikane (VTI) gjithashtu u rrit me 24.8 % duke arritur 25,67 dollarë amerikan për fuçi.

Pamundësia të arrihet marrëveshje për zvogëlim të prodhimtarisë së naftës mes Rusisë dhe Arabisë Saudite erdhi deri te lufta e çmimit mes dy vendeve, me ç’ka çmimi i naftës në periudhën e fundit arriti vlera të ulëta rekorde, të papara që nga viti 1991.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: