Negociatat janë duke u zhvilluar për një shkëmbim mes basketbollistit të famshëm amerikan Brittney Griner dhe tregtarit rus të armëve Viktor But, i ndaluar në shtetin amerikan të Illinois.
Sipas mediave shtetërore ruse, të cilat citojnë burime të brendshme të inteligjencës, shkëmbimi është “shumë i mundshëm”. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë zgjatur paraburgimin për kampionen olimpike të basketbollit e akuzuar për trafik droge deri më 18 qershor.
Sipas raportimeve të CNN, që citon agjencinë Tass, gjykata e Khimki, e rajonit të Moskës, ka pranuar kërkesat e prokurorisë, duke zgjatur arrestimin parandalues të sportistes. Griner u arrestua më 17 shkurt në aeroportin Sheremetyevo, pranë Moskës, pasi në bagazhin e saj gjeti vaj hashashi.
Askush nuk e imagjinonte që homologu rus të ishte personazhi i një romani. Personazhi i luajtur nga Nicolas Cage në filmin ‘Lord of war’ është frymëzuar pikërisht nga bëmat e tij. 55-vjeçari, i arrestuar më 6 mars 2008 në Tajlandë dhe më pas i ekstraduar në SHBA, u shpall fajtor për shitje armësh Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. Mediat perëndimore, kujton Corriere della Sera, e quajnë atë baron të armëve dhe shërbimet sekrete amerikane e konsiderojnë atë një nga trafikantët më të mëdhenj në botë.
Ish-përkthyesi ushtarak, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, filloi biznesin e tij, duke u përfshirë në transportin ajror komercial në Republikën e Afrikës së Jugut dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në mesin e viteve 1990, ai bëri dërgesa ilegale të armëve në Afganistan dhe një numër vendesh afrikane. Nuk mungojnë dyshimet dhe akuzat për kontrabandë diamantesh dhe pastrim parash.
Edhe Brittney Griner nuk është aspak një personazh i panjohur. Me një gjatësi dy metra e gjashtë centimetra, flokë të gjatë dreadlock që i ka mbajtur që në fillimet e karrierës ajo është një nga sportistet më të njohura të basketbollit. Në universitet ishte e para që u shpall lojtarja më e mirë e sezonit dhe e finaleve të tij, ndërsa arriti të fitonte edhe titullin. Pasi u bë profesioniste, ajo hyri në librin e rekordeve për dy mijë pikë dhe pesëqind blloqe në një sezon. Mbështetësja e lëvizjes Black Lives Matter, në emër të së cilës organizoi një protestë të bujshme, vitin e kaluar me ekipin e saj ajo u larguar nga fusha gjatë interpretimit të himnit amerikan. Ajo është gjithashtu një aktiviste e komunitetit amerikan LGBT, kampionia e parë lezbike që ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me Nike.
(Tgcom24/BalkanWeb)