SHBA ka vendosur sanksione ndaj 19 individëve, përfshirë ndaj një milicie të regjimit të mbështetur nga Irani, për krime të pretenduara në të cilat ata ishin përfshirë.

Në një deklaratë me shkrim, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi se po ashtu edhe Forcat e Mbrojtjes Kombëtare u sanksionuan së bashku me një nga komandantët e lartë, Saqr Rostom, “për përpjekjet e tyre për të penguar një armëpushim në Siri”.

“Sanksionet e administratës që shënjestrojnë komandantë ushtarak, anëtarë të parlamentit, njësi të qeverisë së Sirisë dhe financier, nxjerrin në pah se sa thellë regjimi i (Bashar) al-Assadit ka korruptuar institucionet e Sirisë”, tha Pompeo.

Midis atyre në listë të zezë janë edhe deputetët e regjimit, Nabil Toumeh Bin Mohammed, Amer Taysir Kheiti dhe Hussam Bin Ahmed Rushi Al-Qatirji. Shefi i Njësisë së Intelegjencës së Forcave Ajrore Siriane, Ghassan Ismail, po ashtu u sanksionua.

“Departmenti i Shtetit do të vazhdojë të mbajë Assadin dhe mbështetësit e tij përgjegjës për përjetësimin e konfliktit sirian. Ata që bëjnë biznes me ndonjë nga 19 individët dhe subjektet e shtuara në listën e shtetasve të caktuar specifikisht të OFAC-ut dhe personave të bllokuar do të vendosin veten në rrezik të sanksioneve të SHBA-ve”, tha Pompeo.

Departmenti i Thesarit sanksionoi më tej sektorin e naftës në Siri, përfshirë kompanitë Arfada Petroleum Private Stock Company dhe Sallizar Shipping Sal, të cilat janë të vendosura në Siri dhe Libi.

Kompanitë dyshohet se kanë lidhur kontrata me regjimin për të zhvilluar sektorin e nafës në Siri.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb