Administrata e SHBA-së ka vendosur në listën e sanksioneve një kompani iraniane me arsyen se i ka dërguar mjete ajrore pa pilot (dronë) Rusisë.

Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Thesarit thuhet se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) ka shtuar në listën e saj të sanksioneve kompaninë Safiran, ofruesin e shërbimeve tokësore me qendër në Teheran për shkak se ajo është përfshirë në furnizimin e Rusisë me dronët iranianë.

Më tej në deklaratë theksohet se në listën e sanksioneve janë vendosur edhe 3 kompani dhe një person që janë përfshirë në kërkimet, zhvillimin, prodhimin dhe furnizimin e dronëve iranianë dhe komponentëve të tyre, përfshirë edhe serinë “Shahed” për Forcat Ajrore dhe Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb