Departamenti amerikan i Thesarit ka bërë publik ditën e sotme vendimin për të sanksionuar të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e një sërë masash që synojnë elitat ruse.

Këo është përpjekja më e fundit e administratës Biden, për të ndëshkuar Kremlinin mbi agresionin rus në Ukrainë.

Alina Maratovna Kabaeva, e cila ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me liderin rus, u sanksionua si zyrtare e lartë ekzekutive ose anëtare e bordit të drejtorëve të Qeverisë së Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit.

Kjo deklaratë e përshkruan 39-vjeçaren Kabaeva në “një marrëdhënie të ngushtë me Putinin”.

Ajo është një ish-anëtare e Dumës Shtetërore dhe është drejtuesja aktuale e Grupit të Medias Kombëtare, një perandori pro-Kremlinit e televizionit, radios dhe organizatave të shtypit.

Në prill, Wall Street Journal raportoi se sanksionimi i Kabaevës ishte një vendim që ishte në shqyrtime sipër nga SHBA, por kishte shqetësime se një veprim i tillë do të nxiste tensionet duke pasur parasysh afërsinë e saj me Putinin.

Kabaeva është sanksionuar më parë nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përveç Kabaevës, Departamenti i Thesarit njoftoi sot sanksione kundër një numri oligarkësh të tjerë, një kompanie të madhe të prodhimit të çelikut dhe dy prej filialeve të saj, si dhe një institucion financiar të akuzuar për drejtimin e një operacioni evazioni sanksionesh dhe drejtorit të saj të përgjithshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb