MAQEDONI- Ambasada amerikane në Maqedoni i ka quajtur absurde akuzat e Shkupit zyrtar se SHBA-të janë të përfshira në destabilizimin e vendit.

Në një deklaratë të ambasadës së SHBA-ve, thuhet se “Akuzat e paradokohshme se SHBA-të ose disa organizata amerikane janë të përfshira në destabilizimin e Maqedonisë janë absurde. SHBA-të duan paqe dhe stabilitet në Maqedoni, si pjesë e qëllimit tonë të vazhdueshëm “Europa e tërësishme, e lirë dhe e qetë”.

Më tej në reagimin e ambasadës thuhet se SHBA-të pajtohen me qytetarët dhe liderët e Maqedonisë për përfshirjen në NATO dhe në BE.

“Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët e saj duan që të përfshihen në NATO dhe në BE, duke e ditur se ajo rrugë është më e mira për sigurinë dhe prosperitetin e Maqedonisë. “Ne tërësisht pajtohemi me atë gjë”, përfundon deklarata e ambasadës së SHBA-ve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb