Senati amerikan miratoi sot një projektligj shpenzimesh njëjavore, duke parandaluar kështu një mbyllje të qeverisë disa orë para se të mbaronte afati i fondit aktual.

Senatorët e kaluan projektligjin njëzëri duke i zgjatur fondet deri në mesnatën e së premtes së ardhshme dhe duke i dhënë kështu Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit më shumë kohë për të hartuar një grup më të gjerë masash në lidhje me shpenzimet.

Projektligji tashmë kishte kaluar Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën dhe u firmos nga presidenti Donald Trump të premten në mbrëmje.

Ligjvënësit ende duhet të bien dakord mbi një paketë gjigante që do të përfshijë 12 faturat e vitit fiskal 2021 dhe që do të financojë agjencitë qeveritare që të veprojnë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb