Senati amerika miratoi sot një projektligj dypalësh të shpenzimeve që do ta mbajë qeverinë të financuar deri më 11 dhjetor, duke shmangur një dështim shumë të frikshëm fiskal dhe mbylljen e qeverisë.

“Projektligji kaloi 93-2 dhe tani do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për t’u nënshkruar nga presidenti Donald Trump”, njoftuuan burimet.

Qeveria federale u mbyll për herë të fundit në dhjetor 2018 për 35 ditë, mbyllja më e gjatë në historinë e SHBA-së, pasi Trump refuzoi të nënshkruajë një projektligj financimi që nuk përfshinte pará për murin në kufirin e SHBA-së me Meksikën.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb