Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të kenë shumë viktima nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19, saktësisht 1 157 njerëz.

Numri it ë vdekurve  nga Covid-19 në SHBA ka shkuar në 451 540 persona.

Kurse, sa i përket të infektuarve, në 24 orët e fundit janë 78 230 të tillë.

Numri total i të infektuarve me virusin vdekjeprurës në SHBA ka shkuar në 26 736 283 individë.

SHBA vazhdon të kryesojë si shteti me më shumë të infektuar me Covid-19 në botë, pasuar nga India, Brazili,  Rusia, Britania e Madhe, Franca, Spanja, Italia etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb