Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shënuar rekord të shtrimeve në spital. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se aktualisht në SHBA po trajtohen për COVID rreth 16, 000 pacientë.

Një shifër kjo e cila ka kaluar rekordin e shënuar në 14 janar të 2021 ku u raportuan më shumë se 142, 000 njerëz në spital.

SHBA po përballet me një shpërthim të rasteve edhe për shkak të përhapjes së Omicron.

Dr . Anthony Fauci,  këshilltari i Shtëpisë së Bardhë ka bërë me dije se rreziku për t’u shtruar në spital është më i lartë për qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: